Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave.
Protestuesit kërkuan që parlamenti të votojë për shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike familjare për të paktën tre vjet - në vend të 2026-ës të jetë nga viti 2029.
“Ne protestojmë për punë dhe bukë, unë po punoj në termocentralin Bobov Doll, po të ndalojnë prodhimin e qymyrit, do të ndalojnë edhe termocentralet, nuk e di ku do të shkojmë, nuk kemi zgjidhje”, tha një nga protestuesit për BNR.
Sipas protestuesve, tranzicioni i gjelbër i shpallur i drejtë në fakt nuk është i drejtë, pasi atyre që janë pushuar nga puna po u ofrohen punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre – si kuzhinierë dhe shitës. Atyre nuk u paguhet gjithashtu kompensimi i premtuar prej 36 pagash.Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të hiqen prej tij ato që nuk kanë mundësi të realizohen, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..