Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje kalohej brez pas brezi. Imazhet e bukura janë dhuruar si për raste personale, ashtu edhe për raste të tjera, siç janë festat e krishtera të Krishtlindjeve dhe Pashkëve. Bullgaria është një nga vendet e para në Evropë që lejoi dërgimin dhe prodhimin e kartolinave - kjo traditë filloi që në vitin 1879, menjëherë pas Çlirimit.
Historia e kartolinave të Pashkëve dhe pranverës në Bullgari tregohet në librin e Dr. Petër Veliçkov - historian letrar, gazetar dhe poet. Kartolina e parë bullgare e Pashkëve në koleksionin e tij është e vitit 1898 - një litografi me ngjyra e një skene të Ngjalljes së Krishtit në një seri pikturash. Teksti në pjesën e përparme thotë: "Krishti u ringjall!". Kartolina është shtypur në qytetin e Samokovit nga shtëpia botuese "Vëllezërit Lesiçevi".
Në një botim të ilustruar të pasur me titull "Kartolinat e Pashkëve dhe të Pranverës nga Mbretëria e Tretë Bullgare" (1878-1946), studiuesi përfshin si kartolina të prodhuara në Perëndim në tirazhe speciale për Bullgarinë, si dhe kartolina të vizatuara nga artistë bullgarë dhe të shtypura në libra dhe revista të specializuara për fëmijë.
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..