Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 majin

Në ditën e Pashkëve moti do të jetë me diell

Foto: Martin Panteleev

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në Bullgarinë Lindore do të ketë erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje – rreth 8°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje – rreth 23°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pasdite me vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 13°, në 2000 m - rreth 6°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 15°-17°, kurse ajo e ujit të detit 14°-15°. Eksitimi i detit do të dobësohet në 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gardistët do të marrin shpërblime shtesë

Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..

botuar më 25-01-07 11.39.PD

Në Aeroportin e Sofjes është duke u instaluar një sistem për trajtimin e 2400 bagazheve në orë

Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..

botuar më 25-01-07 9.56.PD
Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të

80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme"

Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..

botuar më 25-01-07 4.30.PD