Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim".
Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë leksionesh në Institutin Goethe – “Vallet e shtrigave”, “Performanca dhe trupi brenda dhe jashtë kubit të bardhë”, “Vlera e kërcimit”.
Programi artistik ndërkombëtar do të hapet më 14 maj me shfaqjen “Kërcimtarja radikale” të koreografes gjermane Zufit Simon, i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Faust” për një performancë kërcimi.
Në kuadër të festivalit do të ketë edhe një platformë bullgare të kërcimit, ku 40 kuratorë dhe drejtorë teatrosh dhe festivalesh në Evropë, Korenë e Jugut, Egjipt dhe Jordani do të njihen me 13 shfaqje bullgare dhe do të mund të ftojnë artistët për pjesëmarrje jashtë vendit.Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..