Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim".
Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë leksionesh në Institutin Goethe – “Vallet e shtrigave”, “Performanca dhe trupi brenda dhe jashtë kubit të bardhë”, “Vlera e kërcimit”.
Programi artistik ndërkombëtar do të hapet më 14 maj me shfaqjen “Kërcimtarja radikale” të koreografes gjermane Zufit Simon, i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Faust” për një performancë kërcimi.
Në kuadër të festivalit do të ketë edhe një platformë bullgare të kërcimit, ku 40 kuratorë dhe drejtorë teatrosh dhe festivalesh në Evropë, Korenë e Jugut, Egjipt dhe Jordani do të njihen me 13 shfaqje bullgare dhe do të mund të ftojnë artistët për pjesëmarrje jashtë vendit.Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..