Në Ditën e Evropës, le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 79 viteve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Radev u bëri thirrje kandidatëve bullgarë për eurodeputetë të shprehin qëndrimin e tyre nëse duhet të hiqet parimi i konsensusit kur merren vendime për politikën e jashtme në BE.
Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të dëshirojë të ndjekë rrugën e Evropës apo do të marrë një drejtim tjetër. Kështu Radev komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoninë e Veriut dhe përsëri theksoi se mbështet integrimin evropian të Shkupit.Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..