Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemi aktual i shëndetit publik:

Djegia profesionale ndodh më shpesh tek njerëzit me profesione të rëndësishme shoqërore

Shëndeti është funksion i veprimeve të politikave, na kujton Java Evropiane e Shëndetit Publik

Foto: Pixabay

Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/. Nisma promovon bashkëpunimin midis specialistëve të mjekësisë në Evropë, thekson rëndësinë e shëndetit publik dhe kërkon një qasje globale për zgjidhjen e problemeve. "Shëndeti është një zgjedhje politike," na thotë fushata, ndërsa kërkon një këndvështrim tjetër për çështjet planetare dhe inkurajon një brez të ri udhëheqësish në shëndetësi.

Por pse diskutimi për shëndetin publik është pjesë e axhendës politike? 
Prof. Dr. Rumen Stefanov
"Shëndeti si zgjedhje politike do të thotë që çdo veprim apo mosveprim i politikanëve ka pasoja për shëndetin publik. Megjithatë, theksi duhet të jetë në parandalimin, duke përdorur teknologjitë moderne të komunikimit. Kjo është kyçe në parandalimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet që përhapen me shpejtësi. Kjo gjithashtu kursen shpenzimet edhe për vetë kujdesin shëndetësor” - shpjegoi Prof. Dr. Rumen Stefanov, udhëheqës i Departamentit të "Mjekësisë Sociale dhe Shëndetit Publik" në Universitetin e Mjekësisë - Plovdiv, në një intervistë për BNR Plovdiv.

Kur flasim për shëndetin publik, menjëherë na vjen ndërmend një problem në shkallë të gjerë – ai i djegies profesionale. Prek profesionet me rëndësi të lartë shoqërore, si mjekët dhe mësuesit. Këta janë njerëz me detyra të përgjegjshme, të cilët përpiqen për një kualifikim më të lartë dhe në të njëjtën kohë janë të përkushtuar ndaj profesionit, kështu që nuk kanë kohë për një pushim të plotë dhe për të larguar tensionin dhe stresin. 

Sipas një studimi në Bullgari të bërë nga sindikata e KT “Podkrepa”, mësuesit janë më të prekurit nga ky fenomen. Sindikata raporton se në vendin tonë problemet e burnout mes mësuesve janë të nënvlerësuara, nuk ka masa për parandalimin dhe rehabilitimin. Prandaj, ata këshillojnë të gjithë të bëjnë vetë-diagnozën e tyre dhe të kufizojnë mbingarkimin me faktorë stresues. Njeriu duhet të jetë në gjendje të jetë i dobishëm fillimisht për veten e tij, për familjen e tij dhe që andej e tutje të jetë në gjendje në profesionin e tij”, ka shpjeguar psikologu Kirill Kunçev në transmetimin e BNR-Vidin. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis stresit dhe gjendjes së djegies profesionale:

"Stresi është një reagim i përkohshëm, më së shpeshti shoqërohet me një ngjarje konkrete në jetën tonë. Ne përjetojmë stres kur rezervat tona mendore, fizike ose emocionale tejkalojnë nivelin tonë të rehatisë. Djegia është një reagim ndaj stresit të zgjatur dhe të tepruar që na lë në një gjendje të lodhjes fizike dhe mendore. Shkakton një qëndrim cinik ndaj punës sonë dhe njerëzve të lidhur me të. Bëhemi më pak efikas dhe më të larguar nga puna dhe njerëzit përreth nesh. Në djegie, ne shpesh nuk besojmë se situata mund të përmirësohet dhe të zhytet në një ndjenjë dëshpërimi." 
Djegia është shumë më tepër sesa ndjesia e mbingarkesës. Specialisti përmbledh simptomat e këtij fenomeni të rrezikshëm për shëndetin tonë: 

"Manifestimet e djegies lidhen me shfaqjen e ndjenjës së humbjes së energjisë, apo rraskapitjes emocionale. Këtu vjen ndjenja e negativitetit dhe cinizmit lidhur me punën, si dhe reduktimi i efikasitetit profesional. Simptomat e para janë ato të stresit emocional - fizik. lodhje, pagjumësi, një ndjenjë faji, megjithatë, kur gjendja është e ndërlikuar, ka një ngurrim për të shkuar në punë, humbje e vetëkontrollit, rritje e agresionit, zakone të shqetësuara të të ngrënit, tjetërsim. Është e mundhme shfaqia e migrenës, dhimbje në zemër dhe përkeqësimi i sëmundjeve të ndryshme kronike. Gradualisht zvogëlohet interesimi jo vetëm për aktivitetet profesionale, por edhe për zbavitje të ndryshme.

Djegia profesionale është një gjendje shkaqet dhe simptomat e së cilës janë të lidhura vetëm me ngarkesën e punës në vendin e punës dhe stresin e menaxhuar dhe të kontrolluar në mënyrë jo të duhur, shprehet eksperti. 

Përpiloi: Gergana Mançeva (bazuar në intervistat e Zhivka Tançevës nga BNR-Plovdiv dhe Viktoria Topallska, BNR-Vidin)

Foto: Pixabay, BNR Plovdiv, Pexels

Prgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD