Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit.
"Zgjodha këtë këngë për të titulluar albumin tim debutues, sepse ajo bashkon emocionet e të gjitha këngëve në të. Nuk është vetëm një këngë dashurie, është gjithashtu një këngë për miqësinë e përjetshme", thotë Kris Gran.
Kënga mesa duket është vërtet shumë e veçantë, pasi përveç emërtimit të albumit, “Dy Zemra” mblodhi reagimet më të forta nga kolegët dhe fansat, duke e shtyrë Kris Gran të realizojë një video për të. Subjekti ndjek jetën e dy fëmijëve, miq të pandarë, por të ndarë nga largësia dhe vendndodhja gjeografike. Takimi i tyre pas shumë vitesh mbush për një çast boshllëkun e krijuar nga mungesa e një shpirti binjak.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal Kris GranMiqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na..
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë..