Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij, i cili ishte i pari që e pa arsimin e ri evropian si një premtim për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare”, theksojnë organizatorët nga Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtojnë se kujdesi i tij për arsimin bullgar gjendet në pasthënien e atij që konsiderohet të jetë libri i parë i ri shkollor bullgar.
Botimi i parë i "Abetares me mësime të ndryshme" i vitit 1824, i cili u bë i njohur si "Abetarja e Peshkut", si dhe të tjerat para Çlirimit, paraqitet në katërmbëdhjetë tabela.
Ekspozita është pjesë e iniciativave që shoqërojnë kremtimin e 155-vjetorit të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Foto: Muzeu Historik Kombëtar, BGNESNë mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..