Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kazanllëk është i mbushur me të ftuar për Festën e Trëndafilit

Foto: BGNES

Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e bashkisë Srebra Kaseva.

Agjencitë turistike kanë deklaruar vizita të grupeve nga e gjithë bota. Për festat e 31 majit, 1 dhe 2 qershorit, akomodimi në qytet është i rezervuar plotësisht akoma në muajin mars. Do të ketë vizita edhe të delegacioneve nga qytetet e binjakëzuara të Kazanllëkut.

 “Do të kemi delegacione nga Koreja e Jugut, Kina, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Një interes të madh kanë shfaqur edhe ambasadat e huaja në Bullgari. Ka dëshira të konfirmuara nga ambasadorë të shumtë që do të jenë këtu gjatë ditëve festive”, thotë Kaseva. Në procesionin final më 2 qershor do të mblidhen 5500 pjesëmarrës. Më 31 maj, në një ceremoni solemne do të kurorëzohet Mbretëresha e 56-të e Trëndafilit. Këtë vit ajo është Nedelina Nedellçeva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet për blerjen e tokës bujqësore rriten, ndërsa për qira bien

Në vitin 2024, çmimi mesatar i kontratave për shitblerje të arave në Bullgari arrti në 1697 leva (867.66 euro) për një dynym, që përbën një rritje prej 5.9% krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI)...

botuar më 25-07-13 6.10.PD

BALKAN MOODS – klasikë, xhaz dhe folklor bashkohen në një projekt muzikor në Varnë

Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë bullgarë do të prezantojnë në Varna projektin BALKAN MOODS, që bashkon muzikën klasike, xhazin dhe..

botuar më 25-07-12 6.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites mbi rajonet lindore dhe..

botuar më 25-07-11 7.35.MD