Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri të rregullt dhe se ajo do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë delegacionin bullgar. Në rast të kundërt, kryeministri do t'i drejtohet Kuvendit Kombëtar.
I pyetur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Uashington, presidenti Rumen Radev u përgjigj të hënën se vendimi është në kompetencat e Këshillit të Ministrave "me të gjitha pasojat dhe përgjegjësinë historike, sepse ky është një samit ekzistencial, në të cilin do të merren vendime për luftën dhe paqen".
Kreu i shtetit theksoi se nëse ai vetë emërohet, do të mbajë qëndrimin e shprehur tashmë për të kërkuar një rrugë diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..