Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri të rregullt dhe se ajo do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë delegacionin bullgar. Në rast të kundërt, kryeministri do t'i drejtohet Kuvendit Kombëtar.
I pyetur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Uashington, presidenti Rumen Radev u përgjigj të hënën se vendimi është në kompetencat e Këshillit të Ministrave "me të gjitha pasojat dhe përgjegjësinë historike, sepse ky është një samit ekzistencial, në të cilin do të merren vendime për luftën dhe paqen".
Kreu i shtetit theksoi se nëse ai vetë emërohet, do të mbajë qëndrimin e shprehur tashmë për të kërkuar një rrugë diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..