Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e zezë, me mesazhet parazgjedhore dhe mbi të gjitha me sjelljet dhe veprimet e partive. Në një republikë parlamentare, se si do të zhvillohet vendi varet nga partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Tani e tutje kjo është një përgjegjësi e tyre. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Rumen Radev për gazetarët në Shablla, ku ka vizituar një stërvitje ushtarake.
Pyetjes se kur do të mblidhet parlamenti i ri dhe a do të ketë konsultime me grupet politike, presidenti iu përgjigj me një pyetje: “Si do të mblidhet - disa liderë u fshehën në Facebook, të tjerët ikën në fshatra, të tjerët – “dolën pnë mal". Unë jam duke pritur që ata të kthehen”.20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..
Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...
Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima...
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në..
Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij..