Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Kod i verdhë dhe portokalli për reshje të rrezikshme është shpallur në 19 rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore

Foto: BGNES

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 22 deri në 27°, në kryeqytet 22°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Pas mesditës priten reshje të dendura shiu, mund të ketë edhe breshër. Temperaturat e ajrit do të jenë 23-27°. Uji i detit është 23-24°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në male do të fryjë erë me reshje shiu dhe stuhi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 18°, në 2000 m deri në 11°.

Ditën e shtunë dhe të diel do të jetë me diell, ka pak mundësi për reshje lokale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..

botuar më 24-10-02 12.02.MD

80 bullgarë të tjerë u evakuuan me sukses nga Libani, numri i përgjithshëm i të kthyerve është 169

80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..

botuar më 24-10-02 9.58.PD

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD