Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689 miliardë euro grante. Deri më tani, Bullgaria ka marrë vetëm një pagesë prej 1.37 miliardë euro. Vonesa në zbatimin e planit e pengon vendin tonë të marrë fondet e mbetura. Deri më tani, Bullgaria ka përmbushur vetëm 22 synime nga gjithsej 321. Afati i fundit për zbatimin e Planit është gushti i vitit 2026. Ndër rekomandimet e KE-së është edhe përmirësimi i mjedisit të biznesit. Rreth 53% e investitorëve në vendin tonë nuk kanë besim se investimet e tyre mbrohen nga ligji dhe sistemi gjyqësor. Bullgaria gjithashtu përballet me sfida lidhur me dekarbonizimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë. Sipas Brukselit, liberalizimi i vonuar i tregut të energjisë elektrike po pengon kalimin në energji të pastër dhe të përballueshme.
Bullgaria vazhdon të ketë tregues të dobët sa i përket varfërisë energjetike. Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të ngrohë në mënyrë adekuate shtëpitë e tyre është 22.5% në 2022 - përqindja më e lartë brenda BE-së dhe shumë mbi mesataren e BE-së (9.3%), thuhet në raport.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..