Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së

Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis Turqisë dhe BE-së për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm në këmbim të miliarda eurove ndihmë. Të enjten, më 20 qershor, gjatë vizitës së tij në Düsseldorf për një takim të organizuar nga Asociacioni Evropian i Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turq, ai tha se Evropa po e përdor Turqinë si një "mur" kundër refugjatëve. Sipas fjalëve të tij, Turqia është bërë një vend i gatshëm të ndalojë refugjatët në rrugën e tyre për të marrë para, dhe fajësoi qeverinë e Rexhep Erdoganit për këtë. "Asnjë vend nuk duhet t'i nënshtrohet një padrejtësie të tillë. Problemi i refugjatëve është global." Si rezultat, popullsia e Stambollit është rritur me 2.5 milionë refugjatë gjatë dhjetë viteve të fundit. "Është e padrejtë ndaj refugjatëve dhe është gjithashtu e padrejtë ndaj popullit të Stambollit," tha ai. Sipas Imamoglu, zgjidhja është të gjendet një mënyrë për të arritur paqen në zonat e trazuara.

Turqia është shtëpia e 3.6 milionë refugjatëve, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), dhe ka pranuar më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në botë.

Greqia do të presë fëmijë nga Gaza


Greqia është gati të pranojë fëmijë nga Rripi i Gazës, duke u dhënë atyre azil deri në ndërprerjen e armiqësive atje. Kështu ka bërë të ditur ministri i punëve të jashtme, Georgios Gerapetritis. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve evropiane që të pranojnë fëmijët palestinezë të kërcënuar nga lufta mbi baza vullnetare, raportoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia. Po punohet edhe për një iniciativë për trajtimin e palestinezëve të plagosur në luftime. Sindikata e mjekëve të spitaleve shtetërore në Greqi i ka dërguar një letër ministrit të shëndetësisë se mjekët pranojnë të trajtojnë të plagosurit vullnetarisht dhe pa pagesë. Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronimus, gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Kisha Greke është e përfshirë në mënyrë aktive në ndihmën humanitare që Athina i dërgon autonomisë së sulmuar nga Izraeli.

Fluksi i emigrantëve përgjatë rrugës ballkanike është në rënie


Sipas video materialit të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, fluksi i emigrantëve përgjatë rrugës ballkanike drejt Italisë është në rënie prej një viti e gjysmë. Ky trend raportohet nga themeluesi i asociacionit “Linea d'Ombra”, e cila kujdeset për emigrantët që mbërrijnë në Trieste, duke saktësuar: "Dhe në Bullgari - një kufi i jashtëm i rëndësishëm i BE-së - ne e dimë nga kolegët tanë se fluksi i emigrantëve ka ulur." Supozohet se ndër arsyet për këtë janë rritja e çmimeve të trafikantëve për transferimin e emigrantëve, si dhe rritja e kontrollit, raporton korrespondentja e BNR Elena Shahanova nga Italia. Para Dhomës së Deputetëve, ministri i brendshëm Matteo Piantedosi tha se që nga rifillimi i kontrollit të kufirit me Slloveninë në tetor të vitit të kaluar për shkak të rrugës ballkanike, janë ndaluar 187 persona, prej të cilëve 95 për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

Gjysma e investitorëve në Rumani planifikojnë të zgjerojnë aktivitetet e tyre


Shtatë në dhjetë investitorë presin që Rumania të bëhet një destinacion edhe më tërheqës për investime në tre vitet e ardhshme, sipas një studimi të një firme të specializuar në fushën e konsulencës financiare, “Ernst&Young”, të cituar nga “Radio Romania International”. 46% e investitorëve planifikojnë të zgjerojnë operacionet e tyre në të ardhmen e afërt. Destinacioni kryesor për investime është Bukureshti me një peshë prej 40%. Megjithatë, hulumtimi tregon një tendencë daljeje nga orientimi tradicional i investitorëve drejt qendrave të mëdha ekonomike dhe ridrejtim drejt qyteteve të tjera të Rumanisë.

Qiproja dëmshpërblen fermerët e prekur nga zjarret me 2.8 milionë euro


Qeveria e Qipros do të paguajë 2.8 milionë euro si kompensim urgjent për prodhuesit bujqësorë të prekur nga zjarret e mëdha në maj dhe qershor në tre rajone të vendit, raportoi korrespondentja e BNR, Branisllava Bobanac. Ndihma emergjente është për fermerët dhe blegtorët në zonat e Limasol, Pafos dhe Nikozisë, të cilët humbën të gjithë ose një pjesë të prodhimit, mjeteve të prodhimit dhe infrastrukturës nga zjarri, njoftoi ministrja e bujqësisë, Maria Panagyotiou. Mbi 3000 hektarë tokë bujqësore dhe plantacione me ullinj, bajame, vreshta, 120 kafshë, sisteme vaditjeje u dogjën vetëm në rrethin e Pafos. Panayiotou shpjegoi se qëllimi është të garantohet qëndrueshmëria e të prekurve dhe mundësia që ata të vazhdojnë aktivitetet e tyre bujqësore.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Foto: ntv.com.tr, EPA/BGNES, alephnews.ro, neoskosmos.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD