NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në ngjyrë janë në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë (Delta e Danubit), raporton Fox News.
Ndryshime të ngjashme ka edhe përballë vijës bregdetare të Ukrainës. Sipas ekspertëve, pushtimi i fitoplanktonit mund të çojë në një ulje të mprehtë të nivelit të oksigjenit në Detin e Zi, dhe kështu - në zhdukjen masive të banorëve të tij detarë.
"Ka disa kushte për zhvillimin e fitoplanktonit - temperatura e lartë, prania e sasive të mëdha të substancave organike dhe e përbërjeve të hekurit. Këtë e ndihmojnë edhe lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin e Zi - Danubi, Dnieper, Dniester", shpjegoi për Euronews-Bullgaria doc. Violin Rajkov nga Instituti i Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..