Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brendo, i cili kërkohet me një urdhër-arresti evropian, u dorëzua në polici

Atanas Illkov
Foto: BGNES

Mëngjesin e sotëm në polici u dorëzua Evelin Banev-Brendo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ai u zhduk pasi mori një dënim efektiv me gjashtë vjet për pastrim parash.

Në vitin 2018, Evelin Banev u shpall person në kërkim kombëtar dhe më pas për të u lëshua një urdhër arresti evropian. Krahas burgut në vendin tonë, Brendo përballet me dhjetë vjet burg për trafik droge në Rumani, ndërsa në Itali - 20 vjet burg sërish për drogën në aferën “Mbretërit e Kokainës”.

Evelin Banev

Emri i Evelin Banev u dëgjua për herë të fundit në fund të vitit të kaluar për një çështje me prokurë të përgatitur në bashkinë e fshatit Tllaçene në rajonin e qytetit Vraca në maj të vitit 2022. Edhe atëherë u ndërmorën veprime operative për të sqaruar nëse ai ka qenë personalisht i pranishëm gjatë vërtetimit të dokumentit nga nënkryetari.

Në një konferencë për shtypin, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare, Atanas Illkov, deklaroi se MPB po fillon hetimin se si Brendo arriti të hyjë në Bullgari. “Vendet e burgimit janë një vend i mirë për t'u fshehur, në mënyrë që të mos i arrijnë armiqtë me të cilët ka marrëdhënie të pazgjidhur. Megjithatë, për momentin nuk mund të themi nëse kjo është arsyeja e kthimit të tij”,  komentoi ai.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD