Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës të ngrihen derisa të përcaktohet nëse një pjesë e pajisjeve mund të përdoret për nevojat e centralit atomik të Kozllodujit.
Nënkryetari i grupit parlamentar Dragomir Stojnev i tha gazetarit të BNR-së se deri më tani ka dy qëndrime nga Kompania Elektrike Kombëtare, të cilat tregojnë se pajisjet për centralin atomik “Belene” janë të pajtueshme. Sipas BSP-së, vlerësimi ekspert i specialistëve dhe gjithashtu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është i nevojshëm për të vendosur nëse pajisjet mund të përdoren vërtet për nevojat e centralit atomik “Kozlloduj”.
Stojnev theksoi se është çështje e politikës shtetërore sa i përket energjetikës.Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..
Të enjten në mëngjes, reshjet do të ndalen në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës para mesditës përsëri do të fillojë të bjerë shi. Në Bullgarinë Veriore do të ketë..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..