Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës të ngrihen derisa të përcaktohet nëse një pjesë e pajisjeve mund të përdoret për nevojat e centralit atomik të Kozllodujit.
Nënkryetari i grupit parlamentar Dragomir Stojnev i tha gazetarit të BNR-së se deri më tani ka dy qëndrime nga Kompania Elektrike Kombëtare, të cilat tregojnë se pajisjet për centralin atomik “Belene” janë të pajtueshme. Sipas BSP-së, vlerësimi ekspert i specialistëve dhe gjithashtu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është i nevojshëm për të vendosur nëse pajisjet mund të përdoren vërtet për nevojat e centralit atomik “Kozlloduj”.
Stojnev theksoi se është çështje e politikës shtetërore sa i përket energjetikës.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..