Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

facebook.com/kreposttamogilitsa

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve Perëndimore. Më 6 korrik do të hapet një kullë panoramike - "Lisa Gora", afër fshatit Mogilica, e vendosur në mbi 920 m mbi nivelin e detit dhe 30 kilometra në jugperëndim të Smoljanit.

“Kulla e vëzhgimit të turistëve ndodhet në një majë afër Mogilicës, nga e cila zbulohet një pamje unike e maleve të larta të Rodopeve Perëndimore dhe në rast se moti është i kthjellët mund të shihni një pjesë të Pirinit, si dhe malet greke Pangeo dhe Falakro”, raporton për BTA  Adelin Golev nga Shoqata Turistike "Kështjella- Mogilica."

Një nga atraksionet turistike të preferuara pranë Mogilicës është platforma unike panoramike me dysheme xhami - "Maja" - në 1350 m mbi nivelin e detit. Një fakt interesant është që që nga hapja e saj në vitin 2020, më shumë se dhjetë çifte të dashuruar kanë zgjedhur këtë vend që të lë pa frymë për t'u betuar në besnikëri të përjetshme. Nuk përjashtohet që vendi i ri i vëzhgimit “Lisa Gora” të jetë dëshmitare e premtimeve të dashurisë, por mbi të gjitha do të jetë një vend që na bën të mbajmë frymën përpara madhështisë së Natyrës.

Lexoni më tepër: 

Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD