11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të Munihut me lojtarët e ekipit spanjoll. Ata e sollën “La Furia” në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2024.
Nisma është pjesë e programit ndërkombëtar të një prej sponsorëve të turneut. Falë saj, gjithsej 1100 fëmijë nga Evropa mund të ndiejnë botën emocionuese të futbollit europian jashtë ekranit të vogël. Përpara se të merrnin pjesë në eventin më të madh të futbollit këtë verë, fëmijët patën turne argëtuese dhe edukative në Bavari, raportojnë BGNES dhe OFFNews. Bullgarët i sollën fat ekipit spanjoll, i cili u kualifikua në finale duke mundur Francën me rezultat 2:1.Bullgaria është kampionia e re botërore në volejboll për vajzat nën 19 vjeç, pasi në finalen e kampionatit në Osijek (Kroaci) rrëzoi nga froni kampionet e mëparshme nga SHBA me rezultat 3:1 në sete (21:25, 25:16, 25:17, 29:27). “Për herë të parë në..
I rendituri me numrin 6 në skemën e Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, Ivan Ivanov, u kualifikua në finalen e turneut Grand Slam. Bullgari mposhti gjermanin Maks Shönhaus (i renditur i 13-ti) me rezultat 7:6(7), 7:6(5), duke marrë..
Aleksandër Vasilev, i renditur me numrin 12 në skemën e turneut të hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, u kualifikua për çerekfinalet e “Wimbledon”-it. Ai mundi Kijtën Hens (SHBA) me 7:6(5), 6:4 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 37 minuta, duke..
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të..