11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të Munihut me lojtarët e ekipit spanjoll. Ata e sollën “La Furia” në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2024.
Nisma është pjesë e programit ndërkombëtar të një prej sponsorëve të turneut. Falë saj, gjithsej 1100 fëmijë nga Evropa mund të ndiejnë botën emocionuese të futbollit europian jashtë ekranit të vogël. Përpara se të merrnin pjesë në eventin më të madh të futbollit këtë verë, fëmijët patën turne argëtuese dhe edukative në Bavari, raportojnë BGNES dhe OFFNews. Bullgarët i sollën fat ekipit spanjoll, i cili u kualifikua në finale duke mundur Francën me rezultat 2:1.Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të..