Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..
I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...
Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit..
Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne...