Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i..