Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zjarri arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, banorët janë duke u evakuuar

Foto: BGNES

Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e qytetit Jamboll. Ka  shtëpi dhe objekte bujqësore të djegura. Imponohet evakuimi i përkohshëm i banorëve. Më shumë se 10 ekipe nga Jambol, Sliven, Burgas dhe Haskovo ndodhen në vendin e zjarrit. Zjarrfikësve iu bashkua një helikopter nga Baza Ajrore Krumovo. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar.

Në zonë është në fuqi një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. Me urdhër të ministrit të punëve të brendshme, Kalin Stojanov, në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit do të angazhohen edhe makina ujë-hedhëse të xhandarmërisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend, pika kritike është Stara Zagora

Perimetri prej 12 km i zjarrit të madh në veri të qytetit Stara Zagora të bullgarisë Jugore u rrethua, njoftoi guvernatori i rajonit Metodi Markov. Aktualisht janë gjashtë shpërthime. Në mesditë pritet një përqendrim i pajisjeve dhe në shuarje..

botuar më 24-07-16 9.08.PD

Ekspozita “Fake (f)or Real” paraqet fakte interesante për falsifikimet më të mëdha në histori

Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve dhe falsifikimeve”. Ekspozita do të qëndrojë në Sofje nga 16 korriku deri më 20 tetor, njoftojnë..

botuar më 24-07-16 6.30.PD

Parashikimi i motit për 16 korrikun

Ditën e martë do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 23°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 37 në 42°, në kryeqytet 37°. Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare nga..

botuar më 24-07-15 7.40.MD