Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski. Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet nga lindja e tij dhe tradicionalisht veprimtaritë kushtuara kësaj date filluan më 11 korrik nga Monumenti i Apostullit të Lirisë në qytetin Pleven me nisjen zyrtare të Marshimit Kombëtar "Nëpër gjurmët e Apostullit". Për të 30-tën herë, 250 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit, bullgarë që jetojnë në SHBA dhe Angli, madje edhe të huaj nga Britania e Madhe, Serbia dhe Austria u përfshin në sfidën për të kaluar kreshtën e pjesës qendrore të malit Stara Pllanina.
Ideja e marshimit lindi në vitin 1994, kur mësuesi i historisë nga qyteti Pleven, Vasill Kopçev, u nis nga Manastiri i Trojanit dhe vizitoi vendet në rajonet e qyteteve Sopot dhe Karllovo, të lidhura me aktivitetet e Apostullit. Në vitet në vijim, itinerari historik tërhoqi edhe njerëz të tjerë. Sot është një ngjarje jo vetëm për patriotët e pasionuar, por edhe për adhuruesit e natyrës bullgare.
Sipas traditës, marshimi përfundon në qytetin e lindjes së Levskit, Karllovo më 18 korrik, ku të gjithë pjesëmarrësitdo të priten solemnisht në sheshin “Vasill Levski” në qytet. Ata do të marrin pjesë në veprimtaritë kushtuara 187 vjetorit të lindjes së bullgarit të madh që mbahen nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev. 18 korriku është gjithashtu festa zyrtare e qytetit, dhe Muzeu Kombëtar “Vasill Levski” - Karllovo është një nga institucionet kryesore të angazhuar me aktivitetet.
"Programi është mjaft i pasur. Ai filloi dhjetë ditë para datës, dhe muzeu është organizator i disa nga ngjarjet - tha për Radio Bullgarinë Dora Çausheva, drejtore e Muzeut Kombëtar “Vasill Levski” - Karllovo. - Më 18 korrikun organizohet “Salloni letrar”, hapet ekspozita “Dëshmitarët e një jete - legjendë” me materiale të muzeut, ku prezantohen vende të lidhura me jetën e Vasill Levskit në qytet, të përshkruara në hulumtimin e ish-drejtorit të muzeut, Dr. Stojan Kiçev. Disa prej këtyre objekteve edhe më sot mysafirët e qytetit Karllovo mund të vizitojnë, por ka edhe të tillë që, për fat të keq, tashmë janë zhdukur. Miq tanë tradicionalë janë pjesëmarrësit e Marshimit Kombëtar "Nëpër gjurmët e Levskit", do të ndahen edhe çmimet tradicionale të Komitetit “Vasill Levski” Karllovo dhe Fondacionit “Vasill Levski”. Dhe muzeu ynë po viziton Muzeun e Letërsisë Artistike “Çudomir” në qytetin Kazanllëk ku prezantohet ekspozita "Vendet e kujtesës (1873-1933) - Dimensionet e imazhit heroik të Levskit" e Institutit të Studimeve Historike dhe Bibliotekës Qendrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila do të qëndrojë në qytetin e trëndafilave deri në fund të korrikut. Aty do të prezantojmë edhe koleksionin "Dokumentet dhe hulumtimet e reja. Vasill Levski", të cilin Muzeu Kombëtar "Vasil Levski" - Karllovo e realizon tash e katër vjet. Dhe shpresojmë që në këto ditë të verës të ketë shumë mysafirë në Karllovo, të cilët do të vijnë qëllimisht për ngjarjet apo duke kaluar rastësisht nëpër shtigjet e tyre turistike, të shfaqin interes ndaj veprimtarive kushtuara Apostullit të Lirisë.”
Programi zyrtar më 18 korrik në Karllovo do të përfundojë me valëvitjen e flamurit të Komitetit Revolucionar të qytetit dhe një paradë solemne përkujtimore me fishek zjarri në sheshin qendror.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Facebook/muzeilevski
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..