Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë dhe të marrëveshjes së vendit me BE-në, të cilat do të hapin perspektivën e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë me komunitetin, raporton BGNES.
“Prioriteti kryesor i Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së re maqedonase janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemin që kemi me fqinjin tonë lindor”, tha Mickoski pas forumit.
Ministri i jashtëm maqedonas Timço Mucunski tha se kryeministri bullgar Dimitër Gllavçev nuk ka legjitimitet për të marrë vendime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se duhet të presin formimin e një qeverie të rregullt në Sofje.Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..