Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore (HBSC). Në këtë drejtim, Bullgaria është “e paarritshme” krahasuar me vendet e Evropës dhe Kanadasë, ku treguesi mesatar është nga 1% deri në 3% për këtë grupmoshë. Sipas analistëve, tendenca shqetësuese po thellohet. Për të mos përmendur se nuk është hera e parë që fëmijët bullgarë bien në renditje kaq të pakënaqur.
Marrëdhëniet në shtëpi dhe shoqëria që neglizhon edukimin e adoleshentëve janë shkaqet më të përmendura. Psikologia e fëmijëve Dimitrina Prodanova pohon se çdo ditë bisedon me adoleshentë, të cilët realisht përdorin, ndonjëherë edhe abuzojnë me substanca të tilla. Por në të njëjtën kohë, në kabinetin e saj vijnë shumë fëmijë të talentuar, të edukuar, të cilët ndajnë se ndihen të tjetërsuar nga shoqëria dhe e ashtuquajtura kulturë turbofolk, e cila nuk është vetëm një stil muzikor, por një model sjelljeje:
“Nëse bëni një sondazh se për çfarë ëndërrojnë 11 deri në 14-vjeçarët në vendin tonë, djemtë do t'ju thonë se duan të bëhen gamers, dhe vajzat - kryesisht influencers. Dhe çfarë kanë në kokat e tyre? "Dua të jem popullor dhe të fitoj para nëse është e mundur pa punuar". Dhe ata janë të mërzitur në shkollë sepse nuk u ofrohet asgjë për të stimuluar trurin e tyre të zgjuar. Ata kanë nevojë për një përditësim në mënyrën e paraqitjes së informacionit. Çfarë ndodh me një 11-vjeçar nëse përballet me një mësues, që nuk ia paraqet materialin në mënyrë adekuate? Motivimi bie totalisht” - thotë Dimitrina Prodanova.
Sigurisht, mediat sociale kanë fjalën e tyre. Qëndrimi me orë të tëra para ekraneve nuk mund të mos ndikojë në psikikën dhe sjelljen e fëmijëve. Prandaj, adoleshentët kërkojnë emocione gjithnjë e më të ndritshme dhe përjetime të reja:
"Kohët e fundit u shfaq, termi "padurim njohës". Fëmijët tanë janë fëmijë të kulturës TikTok. Diçka duhet të ndodhë brenda 10 sekondave dhe ata janë në pritje të stimulimit të radhës, d.m.th. truri i tyre, bashkë me teknologjitë në fjalë, të cilat hyjnë gjerësisht në jetën e tyre, fillojnë të punojnë në frekuenca të tjera” - thotë Dimitrina Prodanova.
Jashtë ekraneve, gjithçka është gri dhe e mërzitshme për ta. Por jo vetëm! Në rrënjë të motivimit të ulët është vetëvlerësimi i ulët, i cili mund të shkaktojë sjellje problematike ose përdorimin e substancave psikoaktive. Por nëse, që në një moshë të vogël fëmija inkurajohet të besojë në vetvete, të pëlqejë veten dhe të zhvillojë vetitë e forta dhe talentet e tij, këto statistika trishtuese nuk do të ekzistojnë, pohon psikologia. Sepse fëmijët kanë nevojë për durim dhe vëmendje, por prindërit janë gjithmonë në nxitim, gjithmonë të zënë dhe të shqetësuar, thekson Prodanova dhe shton:
“Është sikur prindërit bullgarë, në masë, nuk mund të krijojnë një hapësirë për fëmijët e tyre, një hapësirë paqeje dhe vetmie në të cilën ata të komunikojnë. Ndoshta shoqëritë e tjera kanë një lloj tjetër kulture, një mënyrë krejtësisht të ndryshme funksionimi. Dhe diçka tjetër: prindërit në vendin tonë nuk e kanë këtë kulturë për t'u kujdesur për marrëdhënien me partnerin. Është shumë e rëndësishme që nëna dhe babai i fëmijës të caktojnë kohë dhe hapësirë vetëm për ata të dy, për të “karikuar bateritë e tyre”. Sepse prindërit e lumtur kanë fëmijë të lumtur, kurse prindërit e qetë – fëmijë të qetë” - tha në përfundim Dimitrina Prodanova.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..