Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Foto: doctorjazzfest.com

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së festivalit, Dr. Tatjana Ilieva, "Energjia e malit madhështor Rilla dhe muzika e interpretuesve të preferuar të xhazit bullgar dhe të huaj ndërthuren në një tërësi dhe krijojnë një ndjenjë lirie dhe fuqie".

Gjashtë ditët e festivalit do të japin një skenë për muzikantë dhe formacione nga mbi dhjetë vende, të prezantuara në tre koncerte çdo natë. Pas tyre, festa do të vijojë me koncerte tradicionale “Jam Sesion”. Ndër veprimtaritë e tjera në kuadër të Xhaz Festivalit në Borovec, ka ekspozita, takime me shkrimtarë, një akademi verore xhaz për fëmijë etj. Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është partnere mediatike e festivalit.

Më 2 gusht, Big Bendi i BNR-së me solistë Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova do të hapë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Vasill Petrov është mysafir i shpeshtë i koncerteve të Big Bend-it, regjistrimet e të cilave ruhen në Fonotekën e BNR-së. Prej tyre ju ofrojmë të dëgjoni "Ndoshta". Kënga është me tekst të Arkimandritit Serafim, muzika është nga vetë këngëtari. Aranzhimin e bëri Angell Zaberski - biri, i cili dirigjon orkestrën e BNR-së në këtë këngë.

Lexoni më shumë:


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA - arkiv, doctorjazzfest.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Një hap më afër" rikrijon një histori të vërtetë, shumë romantike

Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”. Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë..

botuar më 24-07-31 6.35.PD

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD