Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në Lojërat Olimpike. Ne jemi të shqetësuar për pjesëmarrjen në turneun e boksit për femra në Lojërat e Parisit të Imane Kelif nga Algjeria (66 kg) dhe Ju-Ting Lin nga Tajvani (57 kg), të cilat kohë më parë nuk i kaluan testet gjinore dhe u pezulluan nga pjesëmarrja në turnetë e boksit për femra në nivel botëror, dhe tani në mënyrë të pashpjegueshme se si u regjistruan në programin e Lojërave Olimpike në Parisi mes femrave”, shënojnë nga Komiteti Olimpik Bullgar dhe shtojnë: “Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat jo vetëm të bullgareve, por të të gjitha sportisteve që mund të dëmtohen nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të seksit të kundërt në garat e femrave. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e konkurrenteve, pasi është vërtetuar shkencërisht se goditjet e meshkujve janë shumë më të forta se ato të femrave dhe mund të sjellin lëndime të rënda dhe trauma të përhershme.”
Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..
Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në këtë disiplinë e meritoi vendin e parë, pasi arriti të kapërcejë 2.21 metra në provën e dytë...