Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit, një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime dhe zakone të ndryshme popullore, karakteristike për rajone të veçanta të vendit tonë, për të cilat mund të lexoni në materialin nga thesari i Radio Bullgarisë:
Ekziston një besim se në këtë ditë Dera e Zotit shfaqet në qiell dhe hapet. Atëherë vetë Zoti shfaqet për të përmbushur dëshirat e të drejtëve, të cilët vetëm mund të shikojnë derën e Perëndisë dhe t'i kërkojnë Zotit atë që kanë nevojë.
Edhe pse në kulmin e verës, në përfytyrimet popullore Shpërfytyrimi shënon fillimin e kalimit në vjeshtë. Dielli ia kthen shpinën verës dhe përballet me dimrin. Dita po shkurtohet, gjarpërinjtë dhe hardhucat fshihen në vrimat e tyre, dallëndyshet fillojnë të mblidhen për udhëtimin e tyre në jug.
Natyra transformohet më 6 gusht dhe kjo është një mundësi që edhe njerëzit të ndryshojnë. Ose të paktën të provojnë ...
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..