Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht, është Fondacioni Buzlluxha. Sipas arkitektes Dora Ivanova, kryetare e fondacionit, këtë vit festivali do të jetë ndryshe dhe edhe më frymëzues.
Një shfaqje mbresëlënëse me dritë do të pasurojë përjetimet gjatë Festivalit Open Buzludza 2024. Përballë monumentit, në livadhin pranë kasolles "Buzluxha" dhe në pyll, do të ketë një program të pasur muzikor, me muzikantë vendas dhe të huaj. Festivali do të zhvillohet në tri skena muzikore në natyrë - Themelore, Monumentale dhe Pyjore. Parashikohet edhe një program të pasur ditor - argëtime për fëmijët dhe sfida të veçanta për mysafirët. Për shembull, loja "Kujtime nga e ardhmja" ofron 10 "Përjetime Buzlluxha" përmes të cilave vizitorët mund të ndjejnë vendin dhe të mësojnë më shumë për shkakun e festivalit. Dhe secila nga tri netët, në fasadën e monumentit “Buzlluxha” do të projektohet një shfaqje e bukur me dritë.
“Jam e lumtur që me çdo edicion të mëpasshëm vijnë gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët e dinë se ky nuk është thjesht një festival me muzikë, kulturë, histori dhe natyrë të mirë, por ka kauzën e vet – thotë arkitektja Dora Ivanova. – Vetë ideja e festivalit është pjesë e fushatës së përgjithshme të fondacionit për të shpalosur potencialin e një vendi për kulturën dhe artin bashkëkohor, duke i treguar historinë e së shkuarës së afërt brezit që nuk e njeh atë, në mënyrë që ne të gjithë të marrim vendime më të mira për të ardhmen tonë."
Këtë vit priten vizitorë nga mbi 15 vende, muzikantë dhe DJ, si dhe shumë vullnetarë. Programi i larmishëm muzikor në tri mbrëmjet e festivalit përfshin mbi dhjetë grupe.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: buzludzha-project.com
Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..
Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..
Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të..
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë..