Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Foto: stefanilchev.com

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj.

Ai ka përgatitur një koncert të veçantë me titull “Destinacioni Burgas”. Më 10 gusht, në skenën e Teatrit Veror në qytetin detar, interpretuesi do të bëjë një rikthim jo vetëm në vendin ku ka lindur, por edhe një rikthim drejt të gjitha këngëve që ka kënduar, por të prezantuara në një mënyrë të re. Muzikanti është shumë i emocionuar jo vetëm për takimin e ardhshëm me publikun në vendlindje, por edhe sepse në këtë koncert ai do të bëjë njëfarë debutimi.

“Destinacioni Burgas” do të jetë një debutim absolut për mua si organizator, skenarist, regjisor... Doja të kaloja të gjitha hapat dhe të mbaja të gjithë përgjegjësinë”, tha Stefan Illçev posaçërisht për Radio Bullgarinë. Ai na shpjegoi se e ka zgjedhur pikërisht Burgasin si stacionin e parë të këtij programi, sepse këtu ka qenë debutimi i tij profesional. Më 10 gusht Stefan Illçev do të ofrojë një koncert të jashtëzakonshëm – një spektakël i vërtetë, në të cilin do të ketë edhe mysafirë të lidhur me qytetin tonë bregdetar.

Në programin e koncertit është edhe kënga e tij me titull tematik "Kthimi", krijuar për konkursin "Burgasi dhe deti" më shumë se 10 vjet më parë, me muzikë dhe aranzhim të Eftim Çakërovit dhe tekst të Danna Donkut.

Shihni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD