Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen e qeverisë së tij, por presidenti kërkoi që kjo të bëhet deri më 19 gusht, në mënyrë që të caktojë zgjedhjet për 20 tetorin. Para kësaj, kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tërhoqi gatishmërinë e deklaruar për të pranuar postin e kryeministrit në detyrë për herë të dytë. Ai përmendi si motiv heqjen e tensionit politik.
“Personalisht nuk e njoh. Kur po zgjidhnim Dhomën e Auditimit, ajo ishte nga kuota e BSP-së. Nuk iu propozuan GERB-it poste ministrore në kabinetin e ri”, komentoi lideri i GERB-it Bojko Borisov.
Bashkëkryetari i DPS-së, Deljan Peevski, uroi që kryeministri i ri t'i rezistojë presionit të fortë të pritshëm mbi qeverinë e re të përkohshme për kontrollin mbi ministrinë e brendshme dhe qeverisjen elektronike.
Për bashkëkryetarin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, testi i parë i kryeministrit të ri do të jetë kë do të propozojë për ministër të brendshëm.
Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaroi se Gorica Grënçarova-Kozhareva nuk është e përshtatshme për postin e kryeministres dhe nuk do të marrë vendime vetë.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...