Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris, grumbulloi një dyluftim prej 404 kg, duke përmirësuar me tetë kg. arritjen më të mirë në planet. Në shkëputje Nasar bëri tre përpjekje të pastra dhe ngriti 180 kilogramë, dhe në shtytje pas vetëm dy provash, ai arriti 224 kg, duke përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm.
Para garës Karlos premtoi se nuk do t'u linte asnjë shans rivalëve të tij dhe e mbajti fjalën. Ky është titulli i parë olimpik për Bullgarinë në peshëngritje që nga viti 2004. Pas kësaj, 20 vjet më parë, Milen Dobrev / në kategorinë deri në 94 kg./ triumfoi në Athinë.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..