E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e Fjetjes së saj, kur Biri i Zotit i lindur prej saj e çon shpirtin e saj në Mbretërinë Qiellore. Edhe pse nga një gjumë i qetë kaloi në jetën e përjetshme, Nëna e Zotit mbetet e palodhur në lutjet e saj për shpëtimin e njerëzimit. Që në të njëjtën ditë, ndodhën shumë mrekulli dhe ogure - të sëmurë u shëruan, të verbërve iu dha shikimi vetëm me prekjen e qefinit të saj. Dhe ashtu si Vetë Shpëtimtari u ringjall me lavdi në ditën e tretë, kështu Ai ringjalli edhe Nënën e Tij. Në kujtim të kësaj ngjarje madhështore, apostujt vendosën festën e "Fjetjes së Zonjës së Bekuar".
Kjo ditë është e mbushur me shumë gëzim dhe shpresë për bullgarët, ajo është e dashur dhe e nderuar edhe nga myslimanët në vendin tonë:
“Nëna e Shenjtë e Zotit është një mbrojtëse e dashur e çdo të krishteri, e mbarë njerëzimit – theksoi në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, Shkëlqesia e Tij Peshkopi i Branickut Pahomij, vikar i parë i Mitropolitit të Sofjes. - Kushdo që i drejtohet asaj me lutje dhe besim, ndjen mbrojtjen e saj, ndihmën e saj, dashurinë e saj. Njerëzit kanë qëndrimin dhe respektin e tyre për Nënën e Shenjtë, sepse ajo mbante Birin e Zotit në barkun e saj. Edhe besimtarët e feve të tjera besojnë në Virgjëreshën e Shenjtë dhe, duke iu drejtuar me dashuri, ajo përgjigjet për t'u treguar atyre të vërtetën. Ajo i dëgjon lutjet, por jo për të plotësuar ndonjë nga nevojat tona materiale, por për të na hapur sytë ndaj njohjes së Zotit të Vërtetë.”
Veç se është mbrojtëse e nënave dhe e familjes, në momente të vështira dhe të rënda, Nëna e Shenjtë dëgjon lutjet e atyre që qajnë dhe atyre që u bëhet padrejtësi. Lidhja e gjallë me të janë ikonat e mrekullueshme me imazhin e saj, para të cilave shpesh kërkojmë ndërmjetësimin e saj:
"Kemi vërtet shumë shembuj - pohon peshkopi Pahomij. - Ikonat mrekullibërëse, veçanërisht nga manastiret - Baçkovski, Trojanski dhe Rillski - mrekullitë e tyre i kemi parë në ngjarje të ndryshme. Çdo ikonë e Zotit, e Nënës së Shenjtë të Zotit, e shenjtorëve, e engjëjve është çudibërëse. Varet nga besnikëria dhe besimi ynë në Zotin, Nënën e Shenjtë të Zotit dhe shenjtorët, dhe ata përgjigjen. Natyrisht, ka edhe ikona të lavdëruara që me lutjet e besimtarëve, të njerëzve në sprovë, janë bërë më të lavdëruara. Prandaj laikët u drejtohen atyre me dashuri më të madhe dhe me besim më të madh. Dhe këto ikona e kanë ende këtë fuqi të bekuar edhe sot e kësaj dite."
Në Bullgari, festa e Fjetjes së Hyjlindëses njihet edhe si Nëna e Madhe e Zotit, sikur për të shprehur adhurimin dhe dashurinë e thellë për Nënën e Zotit. Dy javët para festës u kushtohen kreshmimit dhe lutjeve, përmes të cilave besimtarët përpiqen t'i ngrenë shpirtrat te Zoti:
“Kjo është një kohë e bekuar që njeriu duhet shpenzuar vërtet duke u përmbajtur nga ushqime të ndryshme, por mbi të gjitha duke drejtuar mendimet te Zoti, te Nëna e Shenjtë. Për t'i dhënë kuptim jetës shpirtërore në të cilën thirren të gjithë. Është mirë që gjatë kësaj periudhe ka liturgji, ka edhe një kanun lutjeje, i cili shërbehet çdo natë në kishat ,në manastiret, në mënyrë që të mund të heqim vërtet shqetësimet e jetës sonë të përditshme dhe ta ngremë mendjen te Zoti. Nga ne varet se si i mbajmë në mendje mendimet tona për Zotin dhe për Nënën e Shenjtë të Zotit, jo vetëm gjatë kësaj kreshme të shkurtër apo vetëm në festë, në mënyrë që t’i kërkojmë gjithmonë ndihmën.”
Kuptimi shpirtëror i festës së Nënës së Zotit është në dashurinë e saj të pamasë për njerëzit. Nëna e Zotit, e cila i dha jetë Jezu Krishtit, personit të dytë të Trinisë së Shenjtë, është lidhja midis Zotit dhe racës njerëzore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Darina Grigorova, BGNES, arkiv
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..