Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një deputet i PP-DB-së ndërhyn në punën e shërbimeve, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm

Kalin Stojanov
Foto: BTA

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Para gazetarëve ai tha se më 14 gusht, deputeti telefonoi drejtorin e Departamentit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” për të kërkuar informacione për materialet që kanë të bëjnë me një hetim specifik. “Sipas Kushtetutës, deputetët e kanë të drejtën të bëjnë pyetje përmes Kryetarit të Kuvendit Populor, të cilave do t'u përgjigjet me shkrim ose me gojë, por jo të thërrasin punonjësit dhe t'i pyesin se për çfarë sinjalesh po punojnë”, tha Kalin Stojanov.

Sipas tij, PP-DB nuk duan që ai të mbetet ministër në qeverinë e re të përkohshme, sepse ai është garant që nuk lejohet një ndërhyrje e tillë në punën e strukturave të dikasterit. Kalin Stojanov ende nuk ka ftesë për të marrë pjesë në kabinetin e kandidates për kryeministre Gorica Kozhareva.

Në përgjigje të akuzave, Bozhidar Bozhanov deklaroi se Kalin Stojanov në mënyrë të palejueshme i shfrytëzon kontaktet e punës për t'i kthyer ato në një intrigë politike. Ai shpjegoi se telefonata e tij ishte për shkak të uebsajtit satirik të rrëzuar "Fillimi i ri" i të rinjve që janë anëtarë të partisë së tij "Po, Bullgaria".

“Nga kompania shpërndarëse mësuam se kjo ishte me kërkesë të Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar”, por ata nuk pranuan të na japin informacion. Prandaj telefonova shefin e Departamentit “Krimi Kibernetik”, me të cilin kemi vite në komunikim pune, për ta pyetur nëse të rinjtë kanë kryer ndonjë shkelje. Nuk mora ndonjë informacion të tillë”, tha Bozhidar Bozhanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bulgargaz” vazhdon negociatat për ndryshimin e kontratës me kompaninë turke “Botash”

Përfaqësuesit e "Bulgargaz" dhe kompanisë turke "Botash" zhvilluan një raund tjetër negociatash në Sofje për marrëveshjen e lidhur mes dy kompanive tregtare. Bisedimet zhvillohet në lidhje me vendimin e Kuvendit Popullor, me të cilin ministri i..

botuar më 24-08-15 6.36.MD
Rumen Radev

Presidenti nënshkroi një dekret për ndryshimet në lidhje me propagandën LGBT në shkolla

Presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për shpalljen e ndryshimeve në Ligjin për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor, për propagandimin e "orientimit seksual jotradicional" tek adoleshentët. Kjo u bë e qartë nga një mesazh i qendrës së shtypit të..

botuar më 24-08-15 5.42.MD
Radmilla Shekerinska

Një maqedonase është konkurrente e Maria Gabrielit për postin e zëvendës shefit të NATO-së

Ish-ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, diskutohet gjerësisht për zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-së, post për të cilin kandidon edhe ish-ministrja e jashtme dhe komisionere evropiane Maria Gabriel. Këtë e..

botuar më 24-08-15 4.52.MD