Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona.Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..