Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe ktheheni një shekull e gjysmë prapa, në kohën më bullgare, ju mund të zhyteni sërish në tingujt dhe ngjyrat e përrallës unike moderne", thonë organizatorët. Ndër pjesëmarrësit e dëfrimit popullor janë muzikantët e "100 Kaba Gaide", Orkestra Trake "Gergjovden", Muzika Frymore e Etropolesë etj.
Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festival duhet të veshë një kostum popullor (autentik, skenik ose të stilizuar). Burrat mund të kenë gjithashtu veshje vojvode ose çetnike, uniforma të vjetra ushtarake dhe armë. Lejohen edhe veshjet popullore, tradicionale për popujt dhe vendet e tjera. Ndalohet absolutisht filmimi meaparate fotografike, kamera dhe celularë në territorin e festivalit gjatë dy ditëve të para, saktësojnë organizatorët.Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..