Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e premte dhe e shtunë).
Të tre përfaqësuesit tanë janë sportistë të atletikës së lehtë, përfshirë kampionin olimpik të Rio 2016, Ruzhdi Ruzhdi. Ai do të garojë për një medalje në garën e hedhjes së gjyles në kategorinë F55 (që do të thotë se garuesi ka funksion të plotë të krahut dhe funksion të pjesshëm të bustit, por nuk ka funksion të këmbës).
Hristijan Stojanov, i cili është sportisti numër 1 i Bullgarisë me aftësi të kufizuara për vitin 2023 dhe fitues i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, do të marrë pjesë në vrapimin e 1500 metrave në Paris. Ai garon në kategorinë T46, d.m.th. është në mesin e sportistëve me një krah të amputuar.
Në Lojërat Paralimpike rikthehet edhe Stella Eneva, e cila është dalluar më shumë se një herë në disiplinën e hedhjes së diskut për femra. Kategoria e saj është F57 (për personat me gjymtyrë të dëmtuara që konkurrojnë në një pozicion ulur). Eneva është fituese e medaljes së argjendtë në Pekin 2008 dhe Londër 2012, dhe tani po rikthehet pas një mungese nëntëvjeçare për shkak të një ndëshkimi për përdorimin e dopingut.
Pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Lojrat Paraolimpike ishte në Seul të vitit 1988 dhe që atëherë bullgarët kanë fituar 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Nga këto, vetëm një medalje nuk është në atletikë – medalja e argjendit e Petja Jurovës në garat e notit në Atlantë në vitin 1996.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: paralympic.org, Ministria e Rinisë dhe Sportit, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..