Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 30°.
Paradite përgjatë Detit të Zi do të ketë reshje shiu afatshkurtër në pjesën ekstreme jugore. Para mesditës në pjesën tjetër të bregdetit do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen në bregun verior të Detit të Zi. Në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-29°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra 16°.
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me mjegull. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4° deri..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...