Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 shtatorin

Mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave dhe reshje të shkurtra shiu

Foto: BGNES

Gjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 31°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara në rajonin Rilla-Rodope dhe Stara Pllanina do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 16°.

Përgjatë Detit të Zi para mesditës do të jetë me diell. Pas mesditës, rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të vërehen në bregdetin verior, ku do të ketë reshje të izoluara shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit: 25°-27°. Eksitimi i detit: 2 -3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD