Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka nisur zyrtarisht procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm

Foto: BTA

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë caktuar për 16 janarin 2025 dhe kandidatët kanë kohë deri më 24 tetor për të paraqitur konceptet e tyre. Kandidatët duhet të kenë të paktën 12 vjet përvojë, të kenë aftësinë për të imponuar një standard të lartë etik dhe të kenë kompetenca të larta profesionale.

Në vitin 2023, vendin e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, të cilit iu hoq besimi, e zuri Borisllav Sarafov në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadori turk në Rumani kërkoi ndërtimin e autostradës Bukuresht-Sofje

Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria rumune, diplomati tha se është e papranueshme që vendi të mos ketë rrugë me shpejtësi të madhe në..

botuar më 24-11-15 9.11.PD
Qendra rinore

Një takim folklorik në Dobriç mbledh bashkë komunitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës

Qendra rinore "Zahari Stojanov" në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) organizon një takim folklorik të komuniteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Qëllimi i eventit, i cili do të mbahet nga sot deri më 17 nëntor të këtij viti, është të..

botuar më 24-11-15 6.25.PD
Foto: Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes

Leksione, demonstrime dhe eksperimente argëtuese për të gjithë në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të rriturit, të frymëzuar nga shkenca, mund të kalojnë disa orë interesante dhe të frytshme...

botuar më 24-11-15 5.20.PD