Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje

Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024
Foto: president.bg

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Nga departamenti diplomatik për “Sitel” theksuan se bëhet fjalë për një gabim të rëndë diplomatik dhe se nota e protestës do t'i dërgohet ambasadorit përmes kanaleve diplomatike, transmeton BGNES. Diplomati bullgar deklaroi për të njëjtën media se gjatë takimit me drejtorin e Drejtorisë së “Iniciativave Rajonale” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, atij nuk iu dorëzua asnjë notë proteste. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë provokim nga pala bullgare, sepse takimi i dy presidentëve ishte joformal dhe nuk është shkelur protokolli. MPJ e Maqedonisë në deklaratën e saj zyrtare akuzoi edhe bashkëkryetarin e komisionit historik me Bullgarinë, Angell Dimitrov për “deklarata politike”.

Ministri i jashtëm Timço Mucunski tha për televizionin shtetëror MRT1 se gjatë takimit vërejti mungesën e flamurit maqedonas, “por kemi vendosur, për shkak të specifikave të momentit, të reagojmë në mënyrën se si kemi reaguar”.

Edhe presidentja Gordana Siljanovska u arsyetua se ishte e hutuar se ku do të jetë fotografia me kolegun bullgar, “por nuk e mbylli takimin për të mos shkaktuar skandal”, tansmeton BTA.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë..

botuar më 25-04-23 7.40.MD
Natalija Kisellova

Kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Parlamentit për shkak të një fanelle që reklamonte lojërat e fatit

Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja është paraqitja e saj në tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”, duke mbështetur ekipin e saj..

botuar më 25-04-23 6.54.MD

KE: Hyrja e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen forcon ekonominë e BE-së

Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..

botuar më 25-04-23 6.38.MD