Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe me të ardhura më të ulëta”, thekson qeveria. Ndërsa rritet, përfitimet sociale dhe mbështetja financiare e lidhur me vlerën e tij do të rriten sipas Ligjit për Ndihmën Sociale, Ligjin për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ju kujtojmë se Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërkoi që kufiri i varfërisë për vitin 2025 të jetë 667 leva /341.03 euro/, si dhe të ndryshohet metodologjia e llogaritjes së saj.Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..