Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30 vjet Ballkanistikë në Universitetin e Sofjes

Universiteti i Sofjes "Shën Klementi i Ohrit"
Foto: BTA

Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës.

Ballkanistika është një specialitet unik në arsimin e lartë bullgar i krijuar në vitin 1994 në Departamentin e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave të universitetit më të vjetër bullgar “Shën Klementi i Ohrit”,me kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Petja Asenova, e cila jo vetëm që zhvilloi dhe realizoi konceptin e specialitetit të ri, por gjithashtu arriti të kapërcejë të gjitha vështirësitë administrative në formimin e tij.

Prof. Petja Asenova gjatë hapjes së konferencës kushtuar përvjetorit të 20-të të themelimit të specialitetit të Ballkanistikës në aulën e Universitetit të Sofjes

Dega e Ballkanistikës është orientuar drejt studimit të katër gjuhëve të Unionit Gjuhësor Ballkanik (bullgarishtja, shqipja, rumanishtja, greqishtja,) dhe të kulturës dhe letërsisë së popujve që kanë banuar në Gadishullin Ballkanik që nga kohërat e lashta deri në ditët e sotme. Programi zhvillon njohuri të shumanshme në disa fusha të shkencave humanitare, duke u mundësuar studentëve të arrijnë thellësitë e hapësirës shpirtërore ballkanike.

Sipas modelit të specialitetit të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, më vonë u krijuan specialitete të ngjashme edhe në universitete të tjera bullgare - Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, Universiteti i Plovdivit “Paisij Hilendarski”, Universiteti Jugperëndimor “Neofit Rillski”.

Në konferencë do të paraqiten kumtesa që mbulojnë sfera të ndryshme të studimeve ballkanike – linguistika, letërsia, kultura. Ndër pjesëmarrësit ka edhe ish-përkthyes, redaktorë dhe gazetarë nga Redaksia e Gjuhës Shqipe të Radio BullgarisëProf. e Asoc. Rusana Bejleri, Prof. e Asoc. Ekaterina Tërpomanova dhe Anna Kapitanova.

Të ftuar zyrtar janë përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Rumanisë.

Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Foto: BTA, Universiteti i Sofjes - arkiv

Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD