Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes vjetore të autoriteteve vendore 2024, organizuar nga Asociacioni Kombëtar i Bashkive. Ai theksoi se është bërë një rishpërndarje e buxheteve të mbetura në kuadër të Programit, në mënyrë që paratë të shkojnë për financime shtesë për investime të ndryshme komunale.
Bullgaria duhet të përgatisë planin e saj të parë strukturor afatmesëm 2025-2028. Ai duhet të përfshijë politika, reforma dhe investime, tha në “Albena”, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave, Ljudmilla Petkova.
Bullgaria mund të rinovohet me të paktën 35 parqe industriale. Përveç tërheqjes së investitorëve, ato ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe social, ndikojnë edhe në infrastrukturën arsimore, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov para përfaqësuesve të pushtetit lokal. Sipas tij, parqet industriale janë i vetmi mekanizëm efektiv për tejkalimin e dallimeve rajonale.Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..