Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes vjetore të autoriteteve vendore 2024, organizuar nga Asociacioni Kombëtar i Bashkive. Ai theksoi se është bërë një rishpërndarje e buxheteve të mbetura në kuadër të Programit, në mënyrë që paratë të shkojnë për financime shtesë për investime të ndryshme komunale.
Bullgaria duhet të përgatisë planin e saj të parë strukturor afatmesëm 2025-2028. Ai duhet të përfshijë politika, reforma dhe investime, tha në “Albena”, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave, Ljudmilla Petkova.
Bullgaria mund të rinovohet me të paktën 35 parqe industriale. Përveç tërheqjes së investitorëve, ato ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe social, ndikojnë edhe në infrastrukturën arsimore, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov para përfaqësuesve të pushtetit lokal. Sipas tij, parqet industriale janë i vetmi mekanizëm efektiv për tejkalimin e dallimeve rajonale.Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...