Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në fotografi

Peristera - kështjella e pëllumbave në kodrën “Shën Petka”

19
Foto: Ivo Ivanov

Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht.


Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e kalasë në formë pëllumbi. Ndoshta është nderuar si e shenjtë që nga koha e trakëve.


Ka të ngjarë që fortifikimi i parë i kodrës të ketë ndodhur në fund të shekullit III ose në fillim të shekullit të IV, pas fillimit të dyndjeve barbare kundër tokave romake në Ballkan. Gjatë sundimit të perandorit Justinian i Madh në mesin e shekullit të VI-të, Peristera, si pjesë e brezit të tretë mbrojtës të Kostandinopojës në buzë të jakës së Rodopeve, është rinovuar plotësisht. Kalaja ka ruajtur gjithashtu një rrugë të rëndësishme nga Ultësira e Trakisë së Epërme deri në Detin e Bardhë.


Karakteristika unike e fortesës është ndërtimi i kishave me një nef "Shën Petka" dhe "40 martirët е shenjtë" në dy nga kullat e citadelës. Kullat-kisha kanë  siguruar mbrojtje shpirtërore për kështjellën dhe në to ushtarët kanë marrë kungim para betejës. Në kodër ka pasur dhe një faltore kushtimi të Shën Petkës që është nderuar deri në fund të shekullit të XIX. Një faltore kushtimi e Shën Petkës është nderuar në kodër deri në fund të shekullit të XIX-të.


Një koleksion i pasur pitosësh u zbulua në Peristera. Këto janë enë të mëdha balte që përdoren për të ruajtur ujë, verë dhe furnizime ushqimore për banorët dhe mbrojtësit e fortesës. Pjesa më e madhe e tyre janë lënë në vendet ku janë zbuluar dhe po ruhen atje edhe sot e kësaj dite.


Gjatë gërmimeve në një nga pitosët, shkencëtarët kanë gjetur një thesar të vogël. Supozohet se paratë kanë qenë pronë e një oficeri romak, i cili është përpjekur t'i fshehë në momentin e fundit para se të sundohet fortesa nga sllavët dhe avarët në fund të shekullit të VI-të. Me nxitim, qesja me monedha është hedhur në një tenxhere me vaj ulliri. Ato janë gjetën nga arkeologët pas më shumë se 14 shekujsh.


Me restaurimin e saj të shkëlqyer, Peristera misterioze e bukur tërheq turistët në të gjitha stinët.


Foto dhe tekst: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Orehovo – ajri kristal i pastër dhe ngjyrat e vjeshtës në zemër të Rodopeve Perëndimore

E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa  në komunën e qytetit  Çepellare , fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200..

botuar më 23-10-24 2.07.MD

Pamje mahnitëse nga maja Çerni Vrëh

Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit bullgar janë “të privilegjuar” me një mal që ngrihet aty pranë qytetit. Në më pak se 30 minuta, me ndihmën e teleferikut “Simeonovo-Aleko” dhe dy teleferikët e tjerë “Vitoshko Lale 1” dhe “Vitoshko Lale..

botuar më 23-09-26 6.43.MD

Fshati Jagodina - platforma panoramike “Orllovo Oko”

Një pamje mahnitëse zbulohet nga platforma panoramike “Orllovo Oko” (Sy Shqiponjë) në malin Rodopa. Atraksioni i njohur është një platformë që ndodhet në një shkëmb mbi fshatin Jagodina, në një lartësi 1500 m mbi nivelin e detit...

botuar më 23-08-21 1.25.MD